Integrimi/ Grupi i Punës në Këshillin e BE miraton IBAR
Grupi i Punës në Këshillin e BE-së, COELA, miraton IBAR, për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.Pa asnjë kundërshtim dhe me një draft të përbashkët vendet e BE kanë rënë dakord që Shqipëria të avancojë me procesin e integrimit, duke hedhur poshtë kështu gjithë pretendimet e opozitës për ngecje të procesit. IBAR-i, ose Raporti i Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme, lidhet me grupkapitullin e parë, “Themeloret”, që përfshin fusha kyçe si shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe administrata publike. Një vlerësim pozitiv i tij konsiderohet kusht i rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të negociatave. Draft i përbashkët, pritet të kalojë nesër në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, COREPER. Pas këtij miratimi, më 26...
Burimi:
opinion.al