INSTAT: Aksidentet rrugore u uën në 2025, por u shënuan më shumë viktima

INSTAT: Aksidentet rrugore u uën në 2025, por u shënuan më shumë viktima

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Aksidentet shënuan rënie të numrit gjatë vitit 2025 me një total prej 1375. Kjo shifër është 17.5 për qind më e ulët se ajo e vitit paraardhës. Instituti i Statistikave publikoi shifrat e aksidenteve rrugore ku rezulton se vetëm në dhjetor 2025 ishin 130 aksidente. “Në muajin dhjetor 2025 janë regjistruar 130 aksidente rrugore, nga të cilët 176 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Gjatë periudhës janar – dhjetor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,5%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikim. INSTAT vlerëson se aksidentet rrugore, në 87,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të...