Informaliteti po dëmton turizmin
Teksa Shqipëria po njeh rritje të numrit të vizitorëve vitet e fundit ky sektor po përballet edhe me informalitetin. Ky fenomen lidhet kryesisht me bizneset sezonale si dhe me shitjen me qira të apratamenteve gjatë muajve me fluks të lartë të vizitorëve. Ky fenomen jep efekte negative në ekonomi dhe luhatje të çmimeve. Autoritetet janë përpjekur shpesh ta godasin informalitetin por sipas ekspertëve të ekonmisë duhet të punohet edhe me ndërgjegjësimin e bizneseve. Turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe ulja e informalitetit ndikon në rritjen e të ardhurave. Klan News
Burimi:
opinion.al