Indeksimi i pagave me 2.5%, Këshilli i Ministrave: Përfitojnë zjarrfikësit, punonjësit e pushtetit vendor dhe ushtarakët me mision jashtë vendit
Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime, ku ka të bëjë me indeksimin e pagave me 2.5% për disa kategori në administratën publike. Nga indeksimi do të përfitojnë punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Vendim për një ndryshim në vendimin nr.419, datë 26.6.2024, të këshillit të ministrave, “për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”,...
Burimi:
kohajone.com