Incidenti në vendin e punës, punonjësi i bashkisë Gjirokastër ra nga kati i dytë gjatë kohës që po pastronte
Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur mesditën e 3 marsit 2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër. I aksidentuari, Tani Kopeci, 55 vjeç, punonjës i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkia Gjirokastër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një objekti gjatë punës për pastrimin e tij. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gjendjes kritike për jetën, ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit Pano Çako, Arben Baxha dhe Adrian Loloçi, me detyrë përgjegjës në Sektorin e Mirëmbajtjes, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, është shpallur...
Burimi:
top-channel.tv