Incidenti me Fatmir Metën çon në shkarkime në IKMT, përfshi vëllain e Elgert Bixhës të dosjes “Agasi”

Incidenti me Fatmir Metën çon në shkarkime në IKMT, përfshi vëllain e Elgert Bixhës të dosjes “Agasi”

Kreu i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro, ka nxjerrë nga detyra sot Klesti Çelën dhe Ervin Bixhen, që mbante postin e këshilltarit pranë kryeinspektorit. Shkarkimet vijnë në një kohë kur brenda institucionit ka pasur përplasje të forta, dje u raportua se drejtori i Mjedisit, Klesti Çela, u përfshi në një konflikt fizik me Drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, për shkak të mosmarrëveshjeve në kompetenca dhe ndërhyrjeve në punët e njësive të inspektimit. Qendro shkarkoi dhe Bixhën i cili është vëllai i Elgert Bixhës, emër i lidhur me Ergys Agasin, biznesin në kërkim pas hetimeve të dosjes së AKSHI. Sipas burimeve, Çela ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë gjatë sulmit ndaj Metës. Pas incidentit, Klesti Çela është paraqitur...