Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, i shtyjnë me forcë
Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Sipas gazetares së Top Channel Kristi Gongo, protesta ka agravuar, ndërsa policia ka krijuar kordon sigurie. Sipas gazetares së Top Channel Kristi Gongo, protesta ka agravuar pasi ata pretendojnë se policia ka tentuar që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku kreu i kësaj partia Adriatik Lapaj, po mbaj fjalim, me thirrje që Edi Rama të largohet. Top Channel