Imuniteti i Ballukut, Tabaku: Mbrojtja politike e një të korruptuari është njollë e zezë për Kuvendin
Në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke e konsideruar mbrojtjen politike të një të korruptuari si një “njollë të zezë për Kuvendin”. “Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin.”-deklaroi ajo Tabaku kërkoi veprim të menjëhershëm, duke theksuar se çdo vonesë në shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit minon besimin te Kuvendi dhe drejtësia duhet të funksionojë pa ndërprerje. Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi Niko Peleshin, për shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit. Gjatë Konferencës...
Burimi:
gijotina.com