IMT u prishi shtëpitë, Bashkia e Durrësit lë mes katër rrugëve familjet te Ura e Dajlanit
Mes pirgjeve të inerteve dhe baltës pranë Urës së Dajlanit në Durrësit, tre baraka të mbuluara me plastmasë u shfaqën si kërpudha njëra pas tjetrës. Të mbetur mes katër rrugëve, banorët u rikthyen aty vetëm një muaj pasi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit u prishi shtëpitë. “Na mbajtën vetëm shtatë ditë te Konvaleshenca ku na çoi bashkia dhe pastaj na nxorën. Nuk kishim ku të shkonim,” thotë Erma Zerellari, baba i pesë fëmijëve. “Nuk kishim asnjë vend ku të fusnim kokën”. Çatia mbi barakën e improvizuar mbahet nga dërrasa dhe llamarina, ndërkohë që hapësira e vogël mbushet nga sendet e pakëta që familja Zerellari arriti të shpëtonte nga shembja. Ngjashëm me ta, edhe Xhina Hysenaj u detyrua që të rikthehej në barakë. “Nuk kemi mundësi...
Burimi:
gijotina.com