“Im bir u masakrua brutalisht”, Fatmir Shpellzaj akuzon por pa përmendur emra: Sapo dola nga Spitali i Traumës

“Im bir u masakrua brutalisht”, Fatmir Shpellzaj akuzon por pa përmendur emra: Sapo dola nga Spitali i Traumës

Sapo dola nga Spitali i Traumës, ku për orë të tëra kam qëndruar pranë tim biri, i cili u masakrua brutalisht nga një tufë njerëzish që në vend të dokumenteve, kanë në dorë vetëm dhunën.Ata që kanë dhunuar varret e familjes sime, dje dhunuan edhe djalin tim dhe kjo nuk është më një çështje prone.Ngjarja ndodhi dje pasi zgjodha të shkoj për të mbrojtur të vërtetën time në emisionin Opinion përballë disa personave që prej kohësh kanë ngritur një histori të rreme mbi Rrjollin, duke manipuluar ndjeshmërinë e njerëzve dhe duke u paraqitur si pronarë apo trashëgimtarë të një toke për të cilën nuk kanë asnjë dokument.Gjithmonë e kam ditur me kë kam të bëj dhe kam qenë i përgatitur për më të keqen, por...