Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës
Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj pritet të shqyrtohet sot nga gjykata për heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja e seancës paraprake, Elsa Ulliri, ndërkohë në sallë është paraqitur edhe avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj. Beqaj pretendon se janë tejkaluar afatet e paraburgimit, duke iu referuar një vendimi njësues që përcakton se, kur gjykata e seancës paraprake kthen një çështje për hetime të mëtejshme, afati i seancës paraprake konsiderohet pjesë e afatit të hetimeve paraprake. Kujtojmë se një ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAK.
Burimi:
gijotina.com