Ilaçe të skaduara dhe të kontrabanduara në Fier, SKEMA: 42-vjeçari i magazinonte në shtëpi, pastaj furnizonte farmacitë
ilaçet FIER-Një 42-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore ka hedhur në treg ilaçe të skaduara. Bojken Bregovina i magazinonte në banesë medikamentet pa faturë tatimore dhe jashtë afatit të përdorimit dhe më pas i hidhte në treg duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit. Gjatë kontrollit në banesë, autoritetet gjetën dhe sekuestruan gjithsej 4289 kuti me ilaçe të ndryshme. Nga kjo sasi, 1635 kuti ishin ilaçe të skaduara, ndërsa 2654 kuti rezultuan pa dokumentacion tatimor dhe dyshohet se ishin futur në vend në mënyrë të paligjshme. Njoftimi i policisë: Goditet një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa faturë tatimore. Finalizohet pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda...
Burimi:
zeri.ai