IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome janë në qiell të hapur. U refuzohet shtyrja e vendimit
16 familje banesat e të cilave ndodhen pranë kanalit të ujërave të larta tek Ura e Dajlanit, janë në qiell të hapur. Përfaqësuesit e familjeve ishin këtë të mërkurë në bashkinë e Durrësit për të gjetur një zgjidhje pasi IKMT do t’u prishë shtëpitë. Ata janë njoftuar për prishjen e banesave të tyre për shkak të zgjerimit të kanalit, por institucionet shtetërore nuk u kanë lënë kohë të përmbushet as afati ligjor prej 10 ditësh për të gjetur një strehë tjetër. IKMT ka vendosur si afat të fundit për prishjet ditën e mërkurë, ndërsa banorët kërkojnë nga bashkia strehim dhe bonus qiraje, sepse nuk mund të flaken në rrugë pas 20 vitesh që jetojnë aty. Një përfaqësues i organizatës Ushten, që mbron të drejtat e...
Burimi:
kohajone.com