IKMT aksion në Radhimë/ Banorët kundërshtojnë prishjen e 5 objekteve, mes tyre katër banesa dhe një restorant
IKMT ka mbërritur në Radhimë mëngjesin e kësaj të premteje, i shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe FNSH-së, për të ndërhyrë në prishjen e disa objekteve në zonë. Sipas informacioneve paraprake mes kundërshtimeve të banorëve, pritet të shemben pesë objekte, konkretisht katër banesa dhe një restorant. Banorëve që preken nga ky operacion u është lënë afat dy orë kohë për të liruar objektet që do të shemben.
Burimi:
sot.com.al