Ibrahimaj: Po analizojmë nëse duhet ndryshuar formula e çmimeve të karburanteve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se po zhvillohet një analizë ekonomike për të vendosur nëse formula aktuale e përcaktimit të çmimeve të karburanteve duhet të ndryshohet. Kjo analizë vjen në kohën kur, disa ditë më parë, kompanitë e importit të karburanteve kërkuan kompensim për humbjet që pretendojnë se janë shkaktuar nga llogaritja nën kosto e çmimeve të karburanteve. Operatorët kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen gjykatës nëse qeveria nuk rishikon formulën e përdorur nga Bordi i Transparencës për përcaktimin e çmimeve. Kompanitë kryesore importuese të karburanteve i dërguan pak ditë më parë qeverisë, e cila u publikua. Në të, operatorët paralajmëruan se do t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim, duke pretenduar se metodologjia e përdorur nga Bordi i Transparencës për...
Burimi:
opinion.al