I vuri zjarrin një biznesi, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

I vuri zjarrin një biznesi, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Shtetasi  u lokalizua dhe u ndalua në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas hetimeve, në nëntor 2025 ai dyshohet se dogji katin e parë të një subjekti privat në lagjen “28 Nëntori”. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: B.B., 37 vjeç, banues në...