I vihet tritoli një atuomjeti në Tiranë, shpërthen në flakë makina e 36-vjeçarit (EMRI)
policia-tirane TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një automjet të parkuar në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Vasil Ndocka”, rreth orës 01:50, në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit Oltjon Klosi. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç. Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai