I vendoset tritol gjatë natës automjetit në Tiranë, vetëm dëme materiale
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç. Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv