I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës (EMRI)

Mbrëmjen e djeshme është finalizuar ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri i Mario Çelës, vëllait i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale në Elbasan. Sipas njoftimit nga policia, 37-vjeçari Mario Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe krim të organizuar më datë 22.11.2024, dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. “Policia e Shtetit Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në...