“I rashë borisë, por më shau”, vrau me thikë Egli Pashollarin, zbardhet dëshmia e autorit: E bëra për vetëmbrojtje

“I rashë borisë, por më shau”, vrau me thikë Egli Pashollarin, zbardhet dëshmia e autorit: E bëra për vetëmbrojtje

Egli Pashollari TIRANË- Gazment Buçpapaj, autori i vrasjes së Egli Pashollarit, i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës, është marrë në pyetje nga Policia. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai është shprehur se pasi ka marrë gruan nga puna është nisur për në spital. "Gjeta rrugën të bllokuar, i rashë borisë, por viktima më shau nga makina", ka thënë Buçpapaj. Më tej ai tregon se pasi kanë ecur edhe rreth 100 metra Pashollari ka zbritur nga makina dhe e ka sharë sërish. "Aty u zumë me grushte dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e godita me thikë", ka rrëfyer 40-vjeçari. Bashkëshortja e autorit, në dëshminë e saj, deklaroi se konflikti nisi prej bllokimit të...