I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Me të njëjtin skenar si protestën e kaluar kombëtare, PD mblodhi sërish sot mbështetësit e saj në shesh me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. Folësit që u ngjitën në podium ishin në sinkron me njëri-tjetrin, duke përsëritur të njëjtat akuza dhe shpërndarë të njëjtën shpresë se fitorja është shumë afër. Në të njëjtën linjë, edhe kryetari i PD-së përsëriti akuzat ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke akuzuar këtë herë mazhorancën se është përpjekur të bëjë një grusht shteti kundër drejtësisë. Ashtu siç pritej, fundi i fjalimit të tij u pasua me hedhjen e disa bombave të improvizuara molotov kundër godinës së Kryeministrisë — një numër më i vogël në fakt se ato të protestës së dy javëve më parë, çka duket se e shtyu policinë...
Burimi:
argjiroja.net