I moshuari vrau gruan dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë më parë për të shuar sherrin

I moshuari vrau gruan dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë më parë për të shuar sherrin

Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka vrarë edhe veten. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Kurse...