I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, Policia ndërhyu disa ditë më parë për të “shuar” sherrin
pamje nga vendngjarja FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka vrarë edhe veten. Mësohet se 4 ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Ndërsa, i moshuari rreth 10 viteve më parë, kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata...
Burimi:
zeri.ai