I morën një shtetasi 270 mijë lekë duke i premtuar shmangien e arrestimit, arrest shtëpie shefit dhe 2 policëve në Orikum
Shefi dhe dy policë të stacionit të policisë në Orikum janë lënë në arrest shtëpiak pasi dyshohet se i kanë marrë një shumë parash një shtetasi duke i premtuar shmangien e arrestimit. AMP bën me dije se pas një hetimi disa mujor u vërtetua se shtetasit D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum, A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum dhe A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum i morën një shtetasi 270 mijë lekë në këmbim të shmangies së përgjegjësisë penale. Njoftimi i AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin...
Burimi:
top-channel.tv