I kërkuari për trafik droge në Dibër hedh nga muri efektivin e “Shqiponjave”. Polici me plagë të rënda në kokë
Një incident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Polici ka rënë nga muri rrethues i banesës së të shumëkërkuarit, duke marrë lëndime në kokë. Polici si fillim u dërgua në spitalin e Bulqizës, dhe më pas u transportua me helikopter për mjekim të specializuar te Trauma. Mësohet se gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas të kërkuar, strukturat hetimore të Drejtorisë...
Burimi:
kohajone.com