I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në zonë ne Selitës së Vogël, ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur tritolin automjetit të shtetasit Dritan Jano. Dritan Jano është nip i Thoma Janos, ish-prokuror dhe ish-përgjegjës për sektorin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Po ashtu, ai është bashkëshorti i Dorina Jahos, administratore e Agjencive të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme. Vetë Dritan Jano, në deklarimet paraprake për grupin hetimor, ka mohuar të ketë konflikte personale. Policia bëri me dije më herët se në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së Janos. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme...