I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

POLICIA E SHTETIT Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Gjirokastër, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. H., 34 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel. Arrestimi u bë pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit fizik ndaj tij, gjetën një sasi cannabisi. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe telefonin celular të të arrestuarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.