I dënuar për ‘trafik narkotikësh’ dhe pjesë e një organizatë kriminale, Prokuroria e Vlorës sekuestron 400 mijë euro pasuri të një personi
Prokuroria e Vlorës ka bërë me dije se janë sekuestruar 400 mijë euro pasuri të një shtetasi të identifikuar me inicialet A.Rr. Ky shtetas ishte i dënuar për “Trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë kriminale” dhe nuk justifikonte pasuritë e krijuara. Në pasuri përfshihen tre apartamente, një njësi dhe tre automjete. Njoftimi: Nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e shtetasit A.Rr. i dënuar më parë për ‘trafik narkotikësh’ e ‘organizatë kriminale’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në kuadër...
Burimi:
top-channel.tv