I dënuar për trafik armësh dhe drogë, Prokuroria e Vlorës i sekuestron 400 mijë euro pasuri Arjan Rrokajt
FOTO ILUSTRUESE VLORË-Gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës i ka sekuestruar pasuritë 40-vjeçarit Arjan Rrokaj, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Bëhet fjalë për tre apartamente, tre automjete dhe një njësi (garazh ose zyra), me vlerë 400 mijë euro. Rrokaj ishte dënuar nga Gjykata e Breshias me 8 vite burg për akuzat e sipër-përmendura dhe në mars të vitit 2025 u arrestua në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj, për kryerjen e plotë të dënimit. NJOFTIMI: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në...
Burimi:
zeri.ai