I dënuar në Itali me 15 vjet burg për prostitucion dhe plagosje, arrestohet 61-vjeçari në Belsh

I dënuar në Itali me 15 vjet burg për prostitucion dhe plagosje, arrestohet 61-vjeçari në Belsh

PAMJE NGA ARRESTIMI BELSH- Një 61-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belsh. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, i cili është dënuar me mbi 15 vjet burg në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”. Gjykata e Lucca-s në Itali, në vitin 2016 e ka dënuar 61-vjeçarin me 15 vite dhe 9 muaj burg. “Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me mbi 15 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 86-të e...