I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Fredi Belerit e Pandeli Kokaveshit, të cilët kishin ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm që i shpalli fajtorë për korrupsion në zgjedhje. Beleri u dënua me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi 3 vite shërbim prove. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi. Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të cilën arriti të...