I dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 38-vjeçar në Tiranë
Rezart Hyskollari, 38 vjeç, është arrestuar nga forcat e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një operacioni të koduar “Dënimi”, i realizuar në zonën e Liqenit të Thatë. Hyskollari, i shpallur në kërkim, është kapur gjatë një operacioni të shpejtë dhe të koordinuar, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e tij. Në vitin 2019, Gjykata e Durrësit e ka dënuar Hyskollarin me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërkohë që i kanë mbetur edhe 5 vjet burgim për të vuajtur. Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme dhe veprime të tjera ligjore. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv