I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës i konfiskon rreth 210 mijë euro familjarëve të shqiptarit

I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës i konfiskon rreth 210 mijë euro familjarëve të shqiptarit

Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të Sajmir Alimehmeti, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për akte terroriste. Prokuroria sqaron se familjarët e Sajmir Alimehmeti i njohur ndryshe si A. Q., nuk justifikojnë dot transaksionet bankare. Prindërit e Alimehmetit kanë deklaruar se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion. Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93; Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe Llogaritë...