I dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë, Nikoll Radiçi: Nuk mbaj mend gjë/ Shoferit i ishte pezulluar patenta më parë

I dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë, Nikoll Radiçi: Nuk mbaj mend gjë/ Shoferit i ishte pezulluar patenta më parë

Një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Spitallë të Durrësit, dhimbja mbetet e fortë. Ndërsa familjarët dhe të afërm e qytetarë përgatiten për t’i dhënë lamtumirën e fundit të vegjëlve, dalin në dritë detaje të reja. Hetimet kanë zbuluar se drejtuesi i automjetit, Nikoll Radaçi, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas përplasjes së fëmijëve, mjeti u ndal vetëm pas përplasjes me një automjet të parkuar pranë lokalit. Radiçi u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak më vonë nga uniformat blu. Në Komisariat, pasi i ka kaluar gjendja e dehjes, ai ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga momenti i aksidentit. Të dhënat tregojnë se më herët atij i...