Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
I dehur në timon përplasi dy efektivë policie në Tiranë, bie në prangan43-vjeçari
Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi automjeti që dyshohet se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit goditi dy punonjës policie gjatë një kontrolli rutinë. Si pasojë e përplasjes, efektivët pësuan dëmtime të lehta dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u larguan nga spitali jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.