I arrestuar në Gjermani për drogë dhe armë, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së një shtetasi të arrestuar në Gjermani për trafik droge dhe shitje të armëve. Bëhet fjalë për një tokë e llojiat “arë”, me sipërfaqe 850 m2 në Zall Herr, një apartament dhe dy poste parkimi në Kamëz, pasuri të cilat dyshohet se i ka përfituar nga aktivitete kriminale. Nga të dhënat rezultoi se veprimtaria kriminale është ushtruar gjatë viteve 2019–2020, periudhë e mëparshme në kohë krahasuar me kryerjen e investimeve për blerje pasurie të paluajtshme. NJOFTIMI: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, të parashikuar nga...
Burimi:
zeri.ai