I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, e ëma e ish- policit: Leonard Duka më ka vrarë djalin, dua dënim me vdekje

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, e ëma e ish- policit: Leonard Duka më ka vrarë djalin, dua dënim me vdekje

Po mbahet procesi ndaj Leonard Dukës, Fatmir Hyseni (Musai), Aleksander Maxhaku, Dritan Agaj, Erlis Duka dhe Oltjon Loga. Në gjykatën e posaçme siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka folur Melina Gjeta, avokatja e 6 të pandehurve si dhe i akuzuari Leonard Duka. Në proces ishin edhe familjarët e të pandehurve dhe familjarë të viktimës Santiago Malko . Avokatja tha: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. S’ka asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë...