I akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet pas një viti në kërkim 45-vjeçari në Durrës

I akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet pas një viti në kërkim 45-vjeçari në Durrës

Pas muajsh hetimi dhe kërkimi, kapet 45-vjeçari në kërkim për narkotikë. Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Masa”, duke arrestuar shtetasin Erjon Kullolli, alias Arjan Kullolli, 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, i shpallur në kërkim që prej janarit 2025 për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestimi u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas informacioneve operative. Ndaj tij, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë një kontrolli në banesë ishte sekuestruar lëndë narkotike kanabis. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Masa”, për kapjen...