I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar
Një 44-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet nga GJKKO për vrasjen e një shtetasi në Mamurras në vitin 2020. Interpol Tirana bën me dije se nga Italia është ekstraduar, Sajmir Kolaveri, i cili nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi, për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Njoftimi i plotë: Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal. Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras. Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe...
Burimi:
top-channel.tv