Hysaj rekord të ri me Kombëtaren, kapiteni Gjimshiti i bashkohet Lilës

Hysaj rekord të ri me Kombëtaren, kapiteni Gjimshiti i bashkohet Lilës

Elseid Hysaj është preferuar titullar nga trajneri Sylvinho ndaj Polonisë. Mbrojtësi i Kombëtares përmirëson kështu rekordin si lojtari me më tepër paraqitje te kuqezinjtë, duke e pasur ndeshjen numër 97 të tij. Kapiteni Berat Gjimshiti do të luajë ndeshjen e tij të 70 duke u vendosur në të njëjtën kuotë si Andi Lila. Pas tij kanë mbetur emra si Igli Tare dhe Alban Bushi.