Hyri me gomone në zonën e pushuesve në Ksamil, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues
Policia Kufitare ka ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues, pasi hyri me gomone brenda perimetrit të sigurisë në plazhin publik të Ishujve të Ksamilit, duke rrezikuar pushuesit. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ishujve të Ksamilit, efektivët konstatuan një gomone që kishte hyrë në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, pranë “Plazhit Publik”, duke krijuar rrezik për personat që ndodheshin në det dhe në breg. Në përfundim të veprimeve administrative, Policia bllokoi mjetin lundrues, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet A. B., u gjobit me 500 mijë lekë të rinj për shkeljen e...
Burimi:
sot.com.al