Humbja dhe ikja nga rruga për në Kupën e Botës, Gjimshiti s’e fsheh trishtimin: Ta kthejmë dhimbjen në forcë
Në prag të ndeshjes miqësore kundër Ukrainës, për mediet foli kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Nga Valencia ku do zhvillohet ndeshja, Berati nuk e fshehu mërzinë për humbjen kundër Polonisë, por ai dha mesazhin për të parë përpara. Ecuria e Shqipërisë në kualifikuese, si ndiheni? Sigurisht që udhëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejtë dhe ndodh vetëm ajo që është në prezencë, ajo humbje në Poloni e cila prish atë bukurinë që kemi bërë tre vitet e fundit. Por prapë jemi pozitivë. Në këto momente mund të jetë kohë negative, por ta marrim me forcë dhe ta kthejmë në pozitivitet. Si e sheh Ukrainën në miqësore? Si e shikon gjendjen e lojtarëve? Është ndeshje e fortë, është kundërshar që ka...
Burimi:
kohajone.com