Humbi jetën nga aksidenti në Gramsh, kjo është Dëshira Hoxha/ Urdhri i Infermierëve: Shërbeu me dinjitet dhe humanizëm
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së koleges së tyre, infermieres Dëshira Hoxha, e cila humbi jetën ditën e djeshme nga një aksident në Gramsh. Në mesazhin zyrtar, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet për familjen e saj, të afërmit dhe kolegët, duke theksuar se “kujtimi dhe vepra e Dëshira Hoxhës do të mbeten të gjalla dhe të paharruara në komunitetin infermieror dhe përtej tij”. “Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe trishtimin e thellë për humbjen e parakohshme të jetës së infermieres Dëshira Hoxha, e cila u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik. Një profesioniste e përkushtuar, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, Deshira shërbeu për 5 vite me radhë me dinjitet, përkushtim dhe humanizëm...
Burimi:
top-channel.tv