Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli në Novoselë, detaje: 42-vjeçari u godit nga një top në kraharor dhe…Çfarë dyshojnë mjekët
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë, ku humbi jetën një 42-vjeçar në rrethana tragjike, ndërsa detaje të reja janë zbuluar. Mësohet ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit. Sipas dëshmive të shokëve që ndodheshin në ngjarje, ku dyshohet se 42-vjeçari, i cili jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime, ëshë goditur fort nga topi në kraharor dhe ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk ka arritur të mbijetojë. Burimet raportojnë se mjekët kanë bërë të ditur se i riu ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes, i cili rezultoi fatal për të. Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes priten rezultat përfundimtare pas...