Humbën jetën nga monoksidi i karbonit në Itali, mbërrijnë në portin e Durrësit trupat e pajetë të familjes Kola
Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit trupat e pajetë të 4 antarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën në 4 shkurt në Itali. Katër anëtarë të familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, provinca Lucca në Itali. Babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, u shuan si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre. Kryefamiljari Arti Kola ishte punëtor në një kompani si bojaxhi, ndërsa Jonida Kola, gruaja ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektriçist në një kompani private, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com