Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, teksa ishte duke ngarkuar trupa druri në një subjekt privat. Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Pogradec, punonte në një subjekt të licencuar për prodhimin e drurit. Ai kishte shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri, kur një prej tyre është shkëputur dhe e ka zënë poshtë. 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.