Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë, pritet nga ministri i Jashtëm Albares: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm…

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë, pritet nga ministri i Jashtëm Albares: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Madrid të Spanjës. Dje Hoxha u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit në Spanjë, nga ministri José Manuel Albares Bueno. Ministri Hoxha theksoi se “në takim rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë politik, ekonomik dhe kulturor vijon të jetë një shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm.” Kënaqësi e veçantë të jem në Madrid, për të takuar dhe shkëmbyer mendime me homologun tim, José Manuel Albares Bueno. Shumë faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe bujarinë e treguar. Ndërsa shënojmë 40-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona dypalëshe, rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë politik, ekonomik dhe kulturor vijon të jetë një shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm....