Hodhën në treg kartëmonedha false, arrestohen 2 vëllezërit në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Hodhën në treg kartëmonedha false, arrestohen 2 vëllezërit në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Dy vëllezër janë arrestuar në Vlorë pasi kanë hedhur në treg një sasi të konsiderueshme karmonedhash false. Blutë bëjnë me dije se shtetasit E. Gj., 27 vjeç dhe J. Gj., 28 vjeç, vëllezër janë kapur dhe vendosur në arrest shtëpiak ndërsa shtetasi K., 24 vjeç është shpallur në kërkim. Sakaq janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme kartëmonedhash false si dhe 4 celularë. Njoftimi i policisë: Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, finalizohet operacioni i koduar “Fake cash”. Hetimet identifikuan 3 shtetas që dyshohet kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës. Kapen 2 prej tyre (vëllezër), punohet për kapjen e bashkëpunëtorit. Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara...