Hita urdhër drejtorive vendore,masa të ashpra ndaj shpërndarjes së drogës në shkolla

Hita urdhër drejtorive vendore,masa të ashpra ndaj shpërndarjes së drogës në shkolla

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka urdhëruar rritjen e masave për sigurinë në shkolla dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda perimetrit të sigurisë në institucionet arsimore. Hita kërkon që siguria në shkolla të jetë një prioritet në punën e përditshme të uniformave blu, duke urdhëruar kontrolle periodike dhe të befasishme jo vetëm me shërbime të dukshme por edhe me agjentë civilë. Me anë të një telegrami drejtuar drejtorive vendore të policisë dhe departamenteve, kryepolici kërkon që të mbahet kontakt i vazhdueshëm me oficerët e sigurisë në shkolla dhe drejtuesit e institucioneve për nxënësit problematik, lidhur me konflikte apo informacione të mbajtjes së armëve të ftohta si dhe subjektet pranë shkollave që tregtojnë produkte të ndaluara si alkool dhe duhan për grupmoshën...