Hita nga Saranda: E papranueshme që polici të bëhet palë me shkelësit e ligjit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, në takimin e zhvilluar në Sarandë lidhur me rastin e ‘Copacabana’, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë institucioneve për identifikimin e rasteve të ndërtimeve pa leje, jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë vendin. Për Hitën askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe është e papranueshme që një punonjës i Policisë të bëhet palë me shkelësit (referuar këtu shefit të Komisariatit Sarandë dhe 3 inspektorëve të ndaluar për favorizim të ndërtimeve pa leje). Fjala e kryepolicit Hita: Policia e Shtetit është një organizatë në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Ky është misioni ynë dhe mbi këtë mision ndërtohet besimi që qytetarët duhet të kenë te uniforma e Policisë së...
Burimi:
opinion.al